Vizita historike e Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinke në Shqipëri është pasqyruar në mediat më prestigjoze botërore, pasi vjen në një moment tensionesh dhe vështirësish për mbarë globin.

Vizita e Blinken në Shqipëri tregoi edhe njëherë se sa e rëndësishme mbetet Shqipëria për një partner të madh siç është SHBA, pasi vjen në një kohë kur ka konflikt në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, dhe tensionet në veri të Kosovës.

Prestigjozja amerikane “Fox News”, i ka kushtuar një artikull të gjatë vizitës së Sekretarit Blinken në Shqipëri.

Sipas “Fox News” duke ju referuar një zyrtari të lartë amerikan, vizita e Blinken në Shqipëri vjen pasi në Ballkanin e tensionuar pritet të ketë një konflikt të madh muajt në vijim.

“Fox News” shkruan se presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandar Vuçiç kanë në pikëpyetje Kosovën, Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. “Shtetet e Bashkuara me shumë gjasa e dinë këtë”, pretendon diplomati, gjë që shpjegon pse ka grumbullime të aseteve ushtarake dhe shitjen e pajisjeve ushtarake për Kosovën.

Rreziku i përshkallëzimit të tensioneve etnike në një konflikt aktual në Ballkan po rritet. Rusia dhe Serbia, asnjëra prej të cilave nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duket se janë të përfshira në nxitjen e destabilitetit në rajon”, u shpreh Rebekah Koffler, një ish-analiste e inteligjencës së mbrojtjes për “Fox News”.

Teksa Blinken, me vizitën e tij, riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, kjo është një periudhë e vështirë për rajonin dhe shumë vëzhgues në rajon besojnë se rajoni është edhe një herë një kuti e zezë gati për t’u ndezur, shkruan më tej media amerikane.

Rusia ka qenë veçanërisht aktive në Malin e Zi, ku Moska synonte të minonte ofertën e vendit të vogël për t’u bashkuar me NATO-n dhe për t’u afruar me Evropën.

Ky mund të jetë fillimi i përpjekjeve konkrete për të frenuar Serbinë, dhe rrjedhimisht ndikimin rus, në Ballkan duke mbështetur aleatët e pambrojtur të NATO-s dhe duke kundërshtuar operacionet dezinformuese ruso-serbe në Bosnje dhe Kosovë”, tha diplomati për Fox News Digital, duke folur për vizitën e zyrtarit të lartë amerikan.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *