Subscribe

Në tentativë për t’i shpëtuar Policisë,  47-vjeçari i kërkuar, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar mengjesin e sotëm rreth orës 07:05 gjatë operacionit “Hoshtima” në Vlorë.

,Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevahir Jonuzi, 47 vjeç, banues në fshatin Hoshtimë i dënuar me 25 vjet burg për vrasje por edhe për trafik drogë në 2018.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por shtetasi Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale duke rrezikuar jetën e tyre.

Forcat speciale i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevahir Jonuzi   mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë  të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *