E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Luftë” mes hajdutëve shqiptarë dhe policisë greke/ Dy të plagosur

Tre hajdutë shqiptarë dhe punonjës të policisë greke u përplasën mesditën e kësaj të shtune në Korinth të Greqisë.

 

Referuar mediave greke, gjithçka nisi pas një operacioni nga ana e policisë kundër shqiptarëve, të cilët ishin mbajtur prej kohësh në vëzhgim sepse dyshohej se kishin kryer disa vjedhje në zonë.

 

Reklamë

Sapo panë se ishin rrethuar, tre shqiptarët nxorën armët dhe nisën të qëllonin në drejtim të policisë.

 

Kjo e fundit u kundërpërgjigj po ashtu me të shtëna e për pasojë dy prej hajdutëve shqiptarë mbetën të plagosur në këmbë, ndërsa i treti përfundoi në pranga.

Vazhdo të lexosh

Reklamë