Një grup shqiptarësh dhe grekësh janë përfshirë në një sherr me thika ku 6 persona ngelën të plagosur.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 01:50 në Geraka të Atikës, në periferi të kryeqytetit Athinë.

 

Policia gjeti në vendin e ngjarjes dhe një armë zjarri pistoletë.

 

Mësohet se tre nga të plagosurit u transferuan spitalin Sismanoglio dhe tre të tjerë në Kryqin e Kuq, ndërkohë që nuk bëhet I ditur identiteti I personave të plagosur.

 

Deri tani nuk ka asnjë informacion se kush është shkaku i këtij konflikti.

 

Sipas mediave greke ngjarja ka lidhje me vrasjen e një dite më parë të 35-vjeçarit Kostandinos Kacifa në Bularat të Gjirokastrës, por policia e lidh ngjarjen si larje hesapesh mes bandave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *