Ne kulmin e tensionit politik mazhoranca dhe opozita ka nisur nje tjetër beteje. Këtë here ne prokuroi nëpërmjet raporteve te dy komisioneve hetimore. Kuvendi i ka përcjelle organit te akuzës faktet e mbledhura nga komisioni i drejtuar prej socialistit Taulant Balla për hetimin e privatizimit te kompanisë se shpërndarjes. PS pretendon se ka prova qe tregojnë se demi qe i është shkaktuar shtetit nëpërmjet privatizimit abuziv është mjaft i madhe. Dhe për ketë, komisioni kërkon ndjekje penale për ish-kryeministrin Berisha dhe  djalin e tij Shkëlzen Berisha.

 

Edhe komisioni hetimor i Partisë Demokratike dorëzoi ne Prokurori te Përgjithshme raportin përfundimtar, ku thuhet se komisioni ka arritur te mbledhë prova qe vërtetojnë shkelje te mëdha te shtetit shqiptar.

 

Ne këto kushte PD kërkoi ndjekje penale për Edi Ramen dhe funksionaret e tjerë te larte te cilët kane qene pjese e grupit te punës.

 

Tani i takon Prokurorisë te vendose se si do te procedoje me tej me kallëzimet penale te te dy palëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *