E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Lufte me raketa ne Gaza, Izraeli i kundërpërgjigjet Hamas-it

Përshkallëzohen më tej tensionet pas “të premtes së zemërimit” me protesta të dhunshme ku humben jetën 2 persona. Mbrëmjen e djeshme Hamasi ka sulmuar me raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të sistemit anti-raketor në territorin e Izraelit.

 

Pas këtij sulmi shteti i Izraelit u kundërpërgjigj duke goditur me raketa dhe sulme ajrore mbi bazat e Hamasit duke vrarë dy prej anëtarëve. Të paktën 25 vetë u plagosën, duke përfshirë gjashtë fëmijë.

 

Reklamë

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë bërë të ditur se bombardimet erdhën pas lëshimit të tre raketave në territorin izraelit nga Gaza.

 

Sulmi ajror erdhi pasi kreu i Hamasit, Ismail Haniyeh bëri thirrje për një rezistence të re palestineze pas vendimit të SHBA-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

 

Sipas mjekëve të paktën 800 palestinezë u plagosën në konfrontime në Bregun Perëndimor dhe në Jeruzalemin Lindor.

 

Shtetet e Bashkuara u kritikuan në Këshillin e Sigurimit, ku ambasadorja Nikki Haley u përpoq ta mbronte vendimin e shefit të Shtëpisë së Bardhë, por kreu i misionit diplomatik të Egjiptit në OKB, Amr Abdellatif Aboulatta e cilësoi atë një “precedent të rrezikshëm”. Ndërkohe ambasadorët e Britanisë së Madhe Suedisë, Italisë dhe Gjermanisë, përmes një deklarate të përbashkët thanë se ky vendim I presidentit Donald Trump nuk është në përputhje me rezolutat e Kombeve të Bashkuara.

Më shumë video

Reklamë