E mërkurë, 4 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Luftë me flakët në malin e Dajtit

Prej tre ditësh ne malin e Dajtit forcat e ushtrisë, shërbimet zjarrfikëse po luftojnë me flaket. Me problematike mbetet zona e njohur si Shkalla e Tujanit.

 

Temperaturat e larta dhe erërat kane favorizuar përhapjen e flakëve.

 

Reklamë

Kjo është një nga vatrat, e cila është riaktivizuar sërish rreth orës 14:30 ku dhjetëra efektive janë përpjekur ta vene serish ne kontroll.

 

Për shkak të terrenit tejet të vështirë kalimi i zjarrfikëseve ka qene i pamundur ndaj ndërhyrja është bere me mjete rrethanore.

 

Togeri i batalionit, Ilir Sulce rrëfen përpjekjet dhe veshtiresite per ta mbajtur situatën nen kontroll e per te shpëtuar parkun kombëtar.

 

Ndërsa specialit i agjencisë së zonave të mbrojtura Ervin Kollaku thotë se është e nevojshme ndërhyja nga ajri.

 

Edhe në fshatin Ibë flakët shkrumbuan rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.

Më shumë video

Reklamë