Zjarrfikësit grek janë duke luftuar me flakëtr për vendosajen e tyre nën kontroll. Vatra pranë malit Panteli në afërsi të Athinës ka shkrumbuar dhjetëra shtëpi dhe siperfaqe te medha me pyje.

Qndra zjarrfikës janë mobilizuar për shuarjen e tyre teksa ndihmohen edhe nga ajri  nga helikopterët. Zona e përfshirë nga flakët ka një popullsi prej 90 mijë banorë ku shumica prej tyre janë evakuuar.

Deri me tani nuk raportohen viktima nga zjarret por 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësire mes tyre edhe 3 zjarrfikës të cilët anë marre lendime si pasojë e flakëve dhe tymit.

Shërbimi i emergjencave ka vendosur edhe numra kontakti për ofrimin e ndihmës për personat që mund të rrezikohen.

Greqia përballet shpesh me zjarret në stinën e verës dhe flaket kane shkaktuar edhe viktima vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *