Subscribe

Nje zjarr i fuqishëm ka rene kete te marte ne Malin e Dajtit, duke rrezikuar edhe disa objekte te rendësise se veçante. Ndërhyrje per te shuar flaket nga ajri dhe toka, kane mobilizuar helikopterë, zjarrfikës dhe 60 forca te gardës se republikës.

 

Temperaturat e larta e kane shkaktuar vatra të reja zjarresh në zona të ndryshme të vendit, ndërsa ndërhyrja mbetet e vështire per shkak te terrenit.

 

Emergjencat civile bëjnë me dije se ne 24 orët e fundit janë shënuar 5 vatra zjarri, kryesisht janë pyje dhe kullota.

 

Edhe gjatë kësaj të marte situata në vendin e quajtur ‘Maja e Qorres’, në afërsi të  Parkut Kombëtar të Llogarasë situate paraqitet problematike. Zjarri i rene dy dite me pare vazhdon te jete aktive duke kërcënuar masivin pyjor.

 

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar 2 helikopterë, pasi për shkak të vështirësive të terrenit nuk mund të ndërhyhet ne rrugë tokësore.

 

Në fshatin Panaja ne Vlorë zjarri shkrumboi një hektar me shkurre, ndërsa u dogjën edhe dhjetëra rrënje ullinj.

 

E renduar paraqitet situata edhe ne qarkun e Dibrës, Elbasanit dhe Beratit, ku si pasojë e zjarreve janë shkaktuar dëme te mëdha ne pyje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *