Subscribe

Kjo e martë shënoi fillimin e punës në qendrën e Bashkëpunimit Policor dhe Doganor ne Kakavijë.

 

Zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila dhe zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarit në Greqi, Elefterios Ikonomou, thanë se qëllimi i ngritjes së qendrës, është shkëmbimi i informacioneve që kapin një spektër të gjerë, që nga migracioni i paligjshëm, trafikimi i qenieve njerëzore.

 

Gjatë ceremonisë, zv.ministri grek theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy policive dhe autoriteteve doganore, me qëllim krijimin e sa më shumë lehtësirave për qytetarët që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *