Lufta Rusi-Ukrainë, Putin mesazh Trumpit një ditë para telefonatës: Pres reciprocitet nga SHBA

Presidenti i rus Vladimir Putin, i dërgoi një mesazh të fortë homologut të tij amerikan, Donald Trump, një ditë para telefonatës (19 maj) që pritet të zhvillohet mes tyre, ku në fokus të bisedës do të jetë lufta në mes Rusisë dhe Urainës.
Në një deklaratë për VGTRK-së, Putintheksoi se vendi i tij pret reciprocitet nga SHBA-të në aspektin e respektimit të interesave kombëtare të njëri-tjetrit.
“Amerikanët, populli amerikan dhe udhëheqja amerikane, përfshirë presidentin, kanë interesat e tyre kombëtare dhe ne i respektojmë ato. Ne supozojmë se ata do të na trajtojnë në të njëjtën mënyrë”, tha Putini.
Në të njëjtën kohë, Putini foli për rezultatet që Rusia po arrin në luftën në Ukrainë.
“Rusia ka forcë dhe burime të mjaftueshme për ta çuar atë që filloi në vitin 2022 në një përfundim logjik me rezultatin që i nevojitet Federatës Ruse.”
Ai iu referua gjithashtu rezultatit që pret, duke thënë se ky është eliminimi i shkaqeve që shkaktuan krizën në radhë të parë:
“Ajo që Rusia pret si rezultat është eliminimi i shkaqeve që provokuan këtë krizë, krijimi i kushteve për paqe të qëndrueshme afatgjatë dhe sigurimi i sigurisë së shtetit rus, mbrojtja e interesave të popullit tonë në ato territore për të cilat flasim gjithmonë. Ku jetojnë njerëz që e konsiderojnë rusishten gjuhën e tyre amtare dhe e konsiderojnë Rusinë atdheun e tyre”, tha Putin.
Më parë, pala ruse ka deklaruar vazhdimisht se rezultati i zgjidhjes së konfliktit ukrainas duhet të jetë paqja afatgjatë.
Qëndrimi i Moskës është se një armëpushim në Ukrainë është i rrezikshëm pa adresuar shkaqet e krizës.
Njoftimi i Trump erdhi pas bisedimeve të paqes të nivelit të lartë midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, të ndërmjetësuara nga Turqia, ku të dyja palët ranë dakord të shkëmbenin nga 1,000 të burgosur lufte secila dhe të vazhdonin negociatat për një armëpushim.




