Stacionet e trenave në Ukrainë vijojnë të përballen me një fluks të madh të njerëzve që përpiqen të largohen drejt Polonisë dhe vendeve të tjera fqinje.

Shumë të tjerë, gra e fëmijë i janë drejtuar kufirit në këmbë ose me makina, ndërsa temperaturat janë nën zero. Mes tyre është edhe vogëlushi Mark, i cili është larguar me pjesën tjetër të familjes, ndërsa babai i tij ka qëndruar në Kiev.

 

“Babin e lamë në Kiev, ai do të ndhmojë ushtrinë dhe heronjtë tanë, ndoshta edhe do të luftojë. Mendova se do të ecnim për ditë të tëra por njerëzit na ndihmuam dhe tani po largohemi. ”

 

E ndërsa dhjetëra mijëra largohen, 34-vjeçarja Yulia Korniichuk dhe bashkëshorti i saj po shkojnë në Ukrainë nga Praga, me shpresën për t’u ribashkuar me fëmijët e tyre.

Ata po ashtu kanë vendosur ti bashkohen forcave të armatosura për të luftuar kundër pushtuesit.

 

YULIA KORNIICHUK
“Duam paqe, jo luftë, por do të luftojmë për të mbrojtur vendin tonë, fëmijët tanë dhe të afërmit. Ne lutemi për ushtarët tanë, ata janë trima dhe d të fitojmë sepse jemi në të drejtën tonë.”

 

Komisariati i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët bën të ditur se rreth 500 mijë ukrainas janë larguar drejt shteteve fqinje ndërsa më shumë se 100 mijë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.

 

Ndërkohë, Këshilli i sigurimit vendosi mbajtjen e një sesioni të posaccëm të Këshillit të të Drejtave të Njeriut, në Gjenevë. Ndërsa një ditë më parë, Ukraina paditi Rusinë për genocid në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *