E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta për pushtet, deputetët “sherr me thika” në Parlament/Video

Një dhunë masive ka shpërthyer në Parlamentin e Sri Lankës

 

Një deputet u shtrua në spital dhe një tjetër u akuzua se kishte gjuajtur thikë gjatë një grindjeje të përgjithshme në Parlamentit e Sri Lankës.

 

Reklamë

Pas rrëzimit të qeverisë, në Parlamentin e Sri Lankës janë përshkallëzuar trazirat politike.

 

Sesioni I të enjtes në mëngjes u braktis pasi mbështetësit e Mahinda Rajapaksa, kryeministrit që diskutohet, nxituan në foltoren e Parlamentit duke mos lejuar ish-kryeministrin Karu Jayasuriya që të mbante fjalën.

 

Jayasuriya u mbrojt nga deputetët besnikë ndaj Rani Wickremesinghe.

 

Një anëtar i Partisë së Bashkuar të Kombeve të Wickremesinghe, Palitha Thewarapperuma, dukej të mbante një thikë të madhe në grindje./The Guardian

Vazhdo të lexosh

Reklamë