“Lufta” për PD/ Shtyhet seanca gjyqësore në Apel

Gjykata e Apelit shtyn seancën për bashkimin e çështjes së statuteve të PD në një të vetëm.
Seanca e radhës do të mbahet në datën 20 dhjetor e shkak për shtyrjen është bërë mungesa për arsye shëndetësore e anëtares së trupës gjykuese, Emona Muçi.
PD kërkon regjistrimin e statutit të 18 dhjetorit bashkë me ndryshimet në kuvendin e 17 korrikut.
Ndërkohë të pranishëm në sallë ishin, relatorja, Irida Kacerja dhe gjyqtari Gent Shala.
NJOFTIMI
Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju njoftojme se:
Sot me date 06.12.2022, ora 09:30, ishte caktuar seanca gjyqesore e ceshtjes civile me pale Partia Demokratike e Shqiperise.
Trupi gjykues qe e shqyrton ceshtjen perbehet nga gjyqtaret: Irida Kacerja (relatore), Genti Shala dhe Emona Muçi.
Seanca e sotme nuk u zhvillua pasi nje nga anetaret konkretisht Gjyqtare Emona Muci per arsye shendetesore nuk eshte e pranishme. Seanca e rradhes u caktua me date 20.12.2022 ora 09:30.




