Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka bërë që shumë civilë ukrainas të braktisin vendin nga lufta. Ata janë duke shfrytëzuar kufijtë tokësorë për të ikur nga rreziku i luftës. Sipas burimeve, nga Qafë Thana, gjatë këtyre ditëve, janë futur mbi 20 ukrainas. Por, nuk kanë kërkuar ndihmë nga policia për strehim apo shërbime të tjera.

Një pjesë e ukrainasve mund të jenë akomoduar në apartamentet e blerë me herët në zonën bregdetare.

Ndërkohë, një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në Pogradec. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *