Të paktën tre persona u vranë sot nga bombardimet ruse në Ukrainë, pas disa ditësh bombardimesh masive me dhjetëra të vdekur dhe të plagosur.

Forcat ruse shënjestruan fshatin Sandove, në rajonin Kherson, duke vrarë një banor.

Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e tij nën rrënojat e shtëpisë së tij, tha guvernatori i atij rajoni, Oleksandr Prokudin, në një postim në Telegram.

Një grua u vra në komunitetin Novotiaginka në të njëjtën zonë, shtoi Prokudin.

Rajoni Kherson, ku lumi Dnieper ndan forcat ruse dhe ukrainase, është shënjestruar shpesh nga granatimet ruse që kur trupat ruse u tërhoqën nga qyteti me të njëjtin emër në nëntor 2022.

Në rajonin lindor të Donetskut, katër raketa ruse goditën një banesë në qytetin Avdiivka, duke vrarë një burrë dhe duke plagosur një grua, tha Vadim Filaskin, kreu i komandës ushtarake lokale.

Forcat ruse janë përpjekur prej muajsh të rrethojnë Avdiivka, një qytet industrial i Donbasit, ku ushtarët ukrainas mbajnë pozicionet e tyre të fortifikuara./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *