Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën ku paralajmërohet rritje çmimesh  për shkak të luftës që ka nisur në Ukrainë.

 

Basha thekson se qeveria duhet të marrë masa për të kompensuar dhe lehtësuar qytetarët shqiptarë.

 

Ai propozon dy masa, uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe heqjen e menjëhershme të asaj që ai e cilëson taksa Rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër.

 

“Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.

Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:
1. Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
2. Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *