E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Lufta në Ukrainë kërcënon gjithë rendin evropian”, kancelari gjerman: Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanë t’i kemi në anën tonë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, theksoi se Evropa po përballet me një sfidë historike që nuk është parë prej dekadash, luftën në Ukrainë, e cila, sipas tij, nuk është vetëm një agresion kundër një vendi, por një kërcënim ndaj gjithë rendit evropian.

Merz nënvizoi domosdoshmërinë e mbështetjes së fortë politike, ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën, si dhe rëndësinë e marrëdhënieve të qëndrueshme me SHBA-në.

Reklamë

Ai shtroi nevojën për zgjidhje të përbashkëta në çështjen e emigracionit dhe për investime më efikase në mbrojtje, duke theksuar se nuk mjafton të flitet vetëm për fonde, por për rezultate konkrete dhe bashkëpunim më të ngushtë brenda kontinentit.

Friedrich Merz: Jam i kënaqur që jam këtu dhe që kam nderin dhe mundësinë që të jem me ju për herë të parë në këtë grup udhëheqësish të shquar. Pres me padurim bashkëpunimin tonë të ngushtë. Në kontinetin tonë kemi një sfidë që nuk e kemi parë në disa 10-vjeçarë, lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Nuk është vetëm luftë kundër Ukrainës, por është një luftë e drejtuar ndaj të gjithë rendit dhe Evropës. Ne jemi të vendosur që duhet të vazhdojmë t’i japim mbështetje të frotë nga aspekti politik, ekonomik, ushatrak Ukrainës. Përpjekjet tona kanë treguar një suskes shumë të vogël diplomatk, fakti që ata sot po takohen. Është një sinjal i vogël, por i fortë. Duhet të bëjmë më shumë për këtë. Nuk duhet të ketë pikë dyshimi se ne jemi të angazhuar për të dhënë mbështetjen e plotë.

Çështja e dytë ka të bëjë me marrëdhëniet tona me SHBA-në. Duhet të bëjmë çdo përpjekje që amerikanë t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi amerikanët dhe atë që bëjnë për kontinentin tonë.

Ne përballemi me çështjen e emigracionit. Jemi përballur me këtë me vite të tëra dhe po përpiqemi ta zgjidhim. Le të bëjmë diçka së bashku në mënyrë efikase.

Ne jemi të gatshëm të shpenzojmë më shumë për mbrojtjen. Por kam një kërkesë. Le të mos flasim vetëm për para, duhe të flasim për efikasitetin, ekonomitë e shkallës. Ne nuk po marrim mjaftueshmërisht materiale për paratë që po shpenzojmë. Vendi im, qeveria ime janë të gatshme që të tregojmë që të kemi efikasitet, bashkëpunim më të mirë në kontinentin evropian. Është në favorin tonë./vizionplus.tv 

Më shumë video

Reklamë