E mërkurë, 30 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta në Ukrainë/ Dy gra dhe një vajzë 7-vjeçare vriten nga bombardimet ruse

Dy gra dhe një vajzë 7-vjeçare u vranë këtë të martë nga bombardimet ruse në një vendbanim në rajonin Sumy, në kufirin verilindor të Rusisë me Ukrainën.

 

Reklamë

Sipas autoriteteve, ky bombardim shkatërroi të paktën pesë shtëpi në fshatin Seredina-Buda. Dy gra janë nxjerrë të vdekura nga rrënojat, teksa vogëlushja ndodhej në një makinë të goditur nga predha, e cila mbeti e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spital. Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë.

 

“2 gra dhe një vajzë 7 vjeç vdiqën, 3 burra u plagosën, të paktën 5 shtëpi private u shkatërruan

Prokuroria po heton një shkelje të rregullave të luftës, të kombinuara me vrasje me dashje”, thuhet në njoftim.

 

Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët edhe pse shumë njerëz janë vrarë nga sulmet e saj ajrore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë