Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka fajësuar pushtimin rus në Ukrainë për rritjen e frikshme të numrit të njerëzve të cilët po vuajnë nga pasiguria ushqimore në të gjithë botën.

 

“Pasiguria ushqimore është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, duke shtuar 40 milionë njerëz më shumë në shifrat e atyre që numëroheshin deri më tani”. Ne jemi së bashku për të ndërmarrë hapa konkret në lidhje me çështjet e pasigurisë ushqimore, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën”-tha Blinken.

 

Blinken ndodhet ditën e sotme në Nju Jork ku do të mbajë një takim ministerial “Thirrje për Veprim Global për Sigurinë Ushqimore”.

 

 

Ministeriali do të mbahet gjatë orëve të pasdites, 18 Maj në selinë e Kombeve të Bashkuara ku e pranishme do të jetë edhe Ministrja shqiptare e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

 

Takimi vjen në kuadër të krizës së tanishme të sigurisë ushqimore e cila nisi me pandeminë COVID 19 dhe vijoi duke u thelluar si pasojë e luftës në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.