Konsulli i nderit i Ukrainës në Shqipëri, Bledi Bajraktari, ka folur mbi situatën në të cillën gjendet Ukraina.

 

Në një lidhje më Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Bajraktari theksoi se fatkeqësia më e madhe është se ka humbje jetë të një popullsie të pafajshme.

 

“Ditën e dytë të luftës, populli e Ukrainës po e përjeton papritams janë gjetur deri diku të papërgatitur. Fatkeqësia më e madhe është sepse kemi humbje jete në popullsi të pafajshme, civile”, tha Bajraktari.

 

Ai theksoi se kërkesat e presidentit rus, Putin duhet të ishin politike por jo jetik.

 

“Një arsye deri diku që mund ta quaj e gabuar është që shteti ukrianas të marrë drejtimin politk që ai dëshiron. Skenari më i keq mund të ishte ndarja e territorit ukrinas që është hedhur si hipotezë”, tha Bajraktari.

 

Më tej ai theksoi se sanksionet e vendosura duhet të shkojnë me tej.

 

“Janë disa sanksione që duhet të jenë më të prera, por edhe ndihma ndaj Ukrainës duhet të jetë me konkrte. Fjalët nuk ndihmojnë shumë. Duhet të jenë më precizse”,theksoi Bajraktari.

 

Ndërkohë ai nënvizoi se nuk rrezikojnë vetëm vendet fqinje të Ukrainës por rreziku mund të japë edhe Europën e Ballkanin Perëndimor.

 

“Nuk rrezikojnë vetëm fqinjët ukrainas. Putin sic ka hyrë tani në Ukrainë nuk do ndalojë me kaq. Rreziku mund të përshallëzohet më tej e mund të kapë Europën, Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *