72 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën nga lufta me Ukrainën.
Këtë javë Ukraina pranoi se ka humbur Vukhledar në rajonin e Donetsk. Por një hetim i BBC, është theksuar se aktualisht nuk është e mundur të përcaktohet numri i përgjithshëm i rusëve të vrarë në sulmet kundër qytetit që Rusia është përpjekur të pushtojë që nga fillimi i luftës.
Megjithatë, analiza e BBC-së tregoi se vetëm Brigadat 155 dhe 40 të Marinës mund të humbnin më shumë se 2100 ushtarë në Buhledar, duke marrë parasysh të plagosurit rëndë, të vdekurit dhe të zhdukurit.
BBC së bashku me faqen e internetit Mediazona dhe një grup vullnetarësh arritën të identifikonin emrat e 72,004 ushtarëve rusë që u vranë gjatë pushtimit të plotë të Ukrainës.