Subscribe

Agresioni rus ndaj Ukrainës po përjetohet edhe nga fëmijët në vendin tonë. Nxënësit e shkollës “së Kuqe” në Tiranë e kanë kthyer një orë vizatimi në një hapësirë për të përçuar mesazhe për paqe.

 

“E bëra këtë vizatim që të përcillja idenë për paqe. Jemi në vitin 2022 dhe nuk kemi pse të luftojmë, duhet të kemi paqe për njëri tjetrin. Unë vendosa që ta bëj këtë vizatim që atyre t’iu jap pak paqe.  Ndonjëherë thoja do bëhet paqe, ndonjëherë thoja do bëhet luftë. Po unë jam me idenë që të bëhet paqe se luftë s’e duroj as dot vetë. Kam bërë këtë vizatim për paqen e Ukrainës sepse duhet të kemi paqe sa më shumë me Ukrainën.”

 

Mësuesja e ciklit të ulët, Tefta Saliasi tregon se ideja për të dhënë mesazhe të tilla lindi nga vetë fëmijët.

 

TEFTA SALIASI

MËSUESE E CIKLIT TË ULËT, SHKOLLA “E KUQE”

“Shumë e mallëngjyer kur pashë ato punime të fëmijëve. Ishin punime fantastike, jo thjesht të përkryera se ata janë fëmijë të moshës 7 dhe 8 vjeç, por mesazhet që sillnin ato ishin të mrekulleshme. Po ti pyesje të gjithë thonin: Dua paqe, lule dhe mirësi. Kjo situatë është tepër e vështirë për këdo, edhe për fëmijët tanë kur shohin bashkëmoshatarët e tyre të vuajnë dhe të ndihen keq.”

 

Psikologia Majre Levenishti e sheh këtë angazhim të fëmijëve si pasqyrim të botës së brendshme. Sipas saj, lufta nuk ka ndikuar në gjendjen psiko-emocionale të fëmijëve, për aq kohë sa ata e trajtojnë këtë ngjarje përmes vizatimeve të tyre.

 

MAJRE LEVENISHTI

PSIKOLOGE, SHKOLLA “E KUQE”

“Ndikimi mund të themi se është pozitiv për aq kohë sa ata zgjedjin që një tematikë të lirë të shprehin botën e tyre të brendshme e cila duam apo sduam ne nga rrjetet sociale apo mediat i ka vajtur në vesh. E rëndësishme është dhe mesazhi është që fëmijët të flasin pë rata që dinë, të pyesin çfarë është kjo dhe pse ndodh.”

 

E njëjta iniciativë pështë ndërmarrë edhe nga shkolla të tjera në vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *