E premte, 13 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Lufta” në PD/ Mbi 10 persona të ndaluar, shumë të lënduar

Ndonëse nuk ka ende një bilanc zyrtar, përleshjet tek selia e PD para dhe pas ndërhyrjes së policisë kanë lënë pas një bilanc të rëndë.

 

Janë mjaft persona që kanë mbetur të lënduar gjatë incidenteve dhe skenave të dhunës në selinë e partisë demokratike.

 

Reklamë

Shumica janë lënduar pas gureve që janë hedhur nga kati I dytë I ndërteses ndërsa pjesa tjeter ka pasur shfaqur probleme në frymëmarrje pas përdorimit në mase të gazit lotsjelles nga forcat e rendit dhe mbështetesit e Bashës.

 

Dy prej te plagosurve jane duke marre trajtim ne spitalin e Traumes.

 

Po ashtu bëhet e ditur se deri tani forcat e rendit kanë shoqëruar në komisariat të paktën 10 persona.

Vazhdo të lexosh

Reklamë