E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 2 minuta më parë
Ekonomi

Lufta në Lindjen e Mesme, Sefa: Shqipëria preket direkt nga rritja e çmimeve, nafta është problemi më i vogël

A preket Shqipëria nga lufta në Lindjen e Mesme? Kjo ishte tema e diskutimit këtë të martë në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj.

I ftuar në studio, eksperti i ekonomisë Ergis Sefa tha se Shqipëria do të jetë vendi më i prekur nga rritja e çmimeve, pasi jemi një nga shtetet që kemi importin më të madh të produkteve ushqimore.

Sipas tij, vendi ynë është totalisht i papërgatitur për këtë situatë. Sefa theksoi se nëse lufta zgjat edhe 3-4 javë, Shqipëria do ta ndiejë direkt rritjen e çmimeve.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Borakaj: Çfarë do të na rritet përveç naftës?

Sefa: Edhe ushqimet. Nafta është problemi më i vogël; do të rriten ushqimet, bujqësia.

Borakaj: Nëse zgjat?

Sefa: Edhe 3-4 javë të tjera.

Borakaj: Është gati ekonomia shqiptare për ta përballuar?

Sefa: Absolutisht jo. Ne do të marrim një goditje të rëndë, pasi varemi nga importi. Ne 52% të ushqimeve i importojmë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë