E shtunë, 19 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:10 Në vijim ora 02:10: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Putin telefonatë me Pezeshkian

Ilustrim · Vizion Plus

Masoud Pezeshkian, zhvilluan një bisedë telefonike për të diskutuar mënyrat e uljes së tensioneve në Lindjen e Mesme, njoftoi Kremlini.

Komunikimi i fundit mes dy liderëve ishte më 6 mars, pas një serie takimesh që presidenti rus pati me udhëheqës të vendeve të Gjirit Persik.

Gjatë bisedës së fundit, sipas palës ruse, dy liderët diskutuan situatën aktuale në rajon, me fokus te zhvillimet lidhur me sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit.

Kremlini bëri të ditur se Putin vazhdon të mbajë qëndrimin e Rusisë për një ulje të shpejtë të tensioneve dhe zgjidhjen e konflikteve përmes mjeteve politike dhe diplomatike.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh