Avokati Altin Goxhaj, foli sot në emisionin “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e prezantuese Pranvera Borakaj, lidhur me rrezikun që vendet si Rusia, Kina dhe Irani paraqesin kundrejt Perëndimit.

Teksa komentoi sulmet e Iranit kundrejt Izraelit, avokati Goxhaj tha se deklarata e Rusise kundër Izraelit, për mos përfshirje të SHBA-ve në konfliktin me Iranin është një deklaratë me peshë për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai tha se për herë të parë. Rusia tregoi me gisht Izraelin, duke u pozicionuar në krah të Iranit. Ai tha se bashkimi i fuqive Rusi Kinë do të ishte problem për Perëndimin.

Avokati, Altin Goxhaj: Fuqia e Izraelit është fuqia e perëndimit dhe NATO-s. Këtë Irani e ka të qartë. Për mua deklarata e Rusisë, se nëse Amerika i gjendet në krah Izraelit për të sulmuar Iranin  atëherë Izraeli duhet të marrë në konsideratë që edhe Rusia të jetë në krah të Iranit…Bashkimi Rusi Kinë është problem për perëndimin. Trumpi e ka paraqitur këtë rrezik…Është hera e parë që dëgjojmë se Izraeli  mund të ketë të bëjë ushtarakisht me një vend si Rusia. Për herë të parë Rusia flet duke i treguar gishtin Izraelit. Rusia ka detyrime ndaj Iranit. Rusia fitoi ne favor të Ukrainës, me ndihmën e sasisë së armëve nga Irani. Aleanca e Rusisë me Iranin nuk është e re./vizionplus.tv. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *