E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Austria refuzon përdorimin e hapësirës ajrore nga SHBA

Austria nuk ka lejuar Shtetet e Bashkuara të përdorin hapësirën e saj ajrore për operacione të mundshme kundër Iranit.

Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes, i cili bëri të ditur për agjencinë austriake të lajmeve APA se SHBA kishte paraqitur “shumë” kërkesa për fluturime mbi territorin austriak.

Sipas autoriteteve në Vjenë, këto kërkesa nuk janë miratuar, duke theksuar qëndrimin e Austrisë në lidhje me përdorimin e hapësirës së saj ajrore në kontekste të ndjeshme ushtarake.

Vazhdo të lexosh

Reklamë