E martë, 20 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lufta në Lindjen e Mesme, analisti: Irani ka rreth 3 mijë raketa balistike, po përgatiste 8 mijë! Strategjia e tij, të godasë fqinjët!

“Lindja e Mesme në flakë, sa zgjat lufta?” Kjo është tema e kësaj të marte në QUO VADIS në Vizion Plus.

Analisti politik Endri Tafani, u shpreh se shifrat për mijëra municione të përdorura brenda pak ditësh mund të jenë edhe më të larta nga sa raportohen.

Reklamë

Sipas Tafanit, një përballje mes Iranit, Izraelit dhe SHBA-së ishte e pashmangshme për shkak të dy faktorëve kryesorë, programit bërthamor dhe atij raketor të Teheranit.

Ai theksoi se Irani zotëron aktualisht rreth 3 mijë raketa balistike, duke e cilësuar këtë si një nga arsenalet më të mëdha në botë.

Reklamë

Sipas analistit, pas një lufte 12-ditore vitin e kaluar, Irani ka rritur ritmin e prodhimit deri në 100 raketa në muaj dhe vijon aktualisht prodhimin në fabrikat e tij ushtarake.

Tafani u shpreh se strategjia e Teheranit është të ushtrojë presion ndaj fqinjëve dhe aktorëve ndërkombëtarë, me synimin final për të detyruar nisjen e negociatave me Shtetet e Bashkuara.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: 3800 municione në 4 ditë? Është pak?

Tafani: Këto numra janë numri i të goditurave. Më duket pak i vogël. Vetëm ditën e parë 1400 goditje ishin nga SHBA-ja. Që konflikti do të niste, pritej. Lufta e parë ka qenë lufta me Irakun. Një përplasje e mundshme me Izraelin dhe SHBA-në do të ndodhte. Pse ndodhi tani? Ka dy arsye, programi bërthamor dhe ai raketor. Irani ka rreth 3 mijë raketa balistike. Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë aq shumë. Strategjia dhe objektivi i Iranit ishte që të kishte rreth 8 mijë raketa deri në 2027.

Ajo që ka qenë baza e Iranit ka qenë rritja e një arsenali raketor, për ta bërë të pamundur kundërpërgjigjen ndaj tij. Irani, pas luftës 12-ditore vitin e kaluar, nisi të prodhojë deri në 100 raketa në muaj. Dhe tani që ne flasim, po prodhojnë raketa në fabrikat e Iranit.

Irani po godet fqinjët. Kjo është strategjia e tij, ta bëjë jetën e padurueshme për ta, që të nisin negociatat për një bisedë me SHBA-në. Ky është qëllimi i Iranit, të ndikojë te biseda me SHBA-në.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë