Një aeroplan i OKB-së është vënë në dispozicion që të evakuojë rebelët e plagosur në Houthi nga zona e Jemenit.

 

Kjo lëvizje, sipas koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Sauditët, është bërë bërë për të ndërtuar një marrëdhënie besimi mes forcave përpara se të nisin bisedimet për paqen.

 

BBC thotë se 50 rebelët do të fluturojnë nga kryeqyteti Sanaa pë në Oman për trajtim mjekësor gjatë kësaj të hëne.

 

Bisedimet e sponsorizuara nga OKB mes rebelëve dhe qeverisë me mbështetjen e Arabisë Saudite pritet të fillojnë në ditët në vijim.

 

Lufta ka shkaktuar krizën më të keq humanitare në botë në kohët e fundit.

 

Në gati katër vjet konflikt në Jemen, mijëra njerëz janë vrarë në luftime dhe miliona janë shtyrë në prag të urisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *