7 shqiptarë të tjerë janë kthyer nga Tel Avivi pas luftës se nisur mes Hamasit dhe Izraelit.

 

Ministria e Jashtme njofton se 7 shqiptarët, mes të cilëve edhe një i mitur, u kthyen përmes një fluturimi nga Tel Avivi në Shkup të koordinuar nga Maqedonia e Veriut.

 

Pasi kanë mbërritur në Shkup ata janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku banojnë.

 

Dje në orët e vona të mbrëmjes përmes një fluturimi nga Tel Aviv në Shkup të koordinuar nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë mbërritur edhe 7 shtetas shqiptarë mes tyre dhe një i mitur.

 

Nën kujdesin e MEPJ, pasi kanë mbërritur në Shkup, janë nisur drejt Shqipërisë për në qytetet ku ata jetojnë dhe banojnë.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po punon ngushtësisht dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen në vendet e tyre.’-thuhet në njoftimin e ministrisë.

 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme deklaron se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha ministritë e vendeve të tjera të rajonit për t’i ardhur në ndihmë të gjithë qytetarëve që kërkojnë të kthehen për t’i shpëtuar luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *