Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm të një...

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është “gjerësisht e...

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën shokut në...

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës,...

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Zjarr në një ambient magazinash në Durrës, humb jetën...

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj vulosim fazën...

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë së Bardhë:...

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev,...

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, autori vritet...

Lufta në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

28 Mars 18:24

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kritikuar kancelarin gjerman Friedrich Merz (CDU) për mungesën e ndihmës në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit.

Në një konferencë në Miami të Floridës, republikani fillimisht sulmoi aleatët e NATO-s, Francën dhe Britaninë e Madhe, dhe më pas e ktheu vëmendjen tek Gjermania: “Kancelari gjerman – të gjithë këta janë miqtë e mi – Friedrich. Kancelari gjerman tha: ‘Kjo nuk është lufta jonë'”. Trump shtoi se, atëherë, as lufta në Ukrainë nuk është lufta e SHBA-së.

Një ditë më parë, Trump e kishte kritikuar po ashtu Gjermaninë, duke u shprehur, se e konsideron “të papërshtatshme” që pala gjermane kishte deklaruar: “Kjo nuk është lufta jonë”.

Megjithëse, Trump nuk përmendi askënd konkretisht, duket se ia atribuoi deklaratën Kancelarit të Gjermanisë. Por fraza fillimisht erdhi nga Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD). Merz vetëm bëri së fundmi një deklaratë të ngjashme gjatë një vizite në Norvegji: “Gjermania nuk është pjesë e kësaj lufte dhe ne nuk duam të jemi”.

Edhe Kancelari gjerman kritikon Donald Trump

Por edhe Kancelari gjerman Friedrich Merz ka kritikuar mënyrën se si Presidenti i SHBA-së Donald Trump po e trajton luftën e Iranit.

“Ajo që Trump po bën tani nuk është deeskalim dhe një përpjekje për të arritur një zgjidhje paqësore, por më tepër një përshkallëzim masiv me një rezultat të pasigurt”, tha Merz në “Kongresin F.A.Z” të premten. “Këto janë përshkallëzime që tani janë kërcënuese. Jo vetëm për ata që preken drejtpërdrejt, por për të gjithë ne.”

Kancelari Friedrich Merz (CDU) ka pak shpresa për një përfundim të shpejtë të luftës në Iran. “Kam dyshime serioze nëse ekziston një strategji”, tha ai, duke iu referuar operacionit ushtarak SHBA-Izrael. Megjithatë, nëse arrihet një armëpushim, Merz u ka ofruar Shteteve të Bashkuara ndihmë – për shembull, sigurimin ushtarak në Ngushticën e Hormuzit së bashku me vendet e tjera./DW

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Iran lufte SHBA

Nga e njëjta kategori

8 gjëra që na sikletosin në shtëpinë e dikujt tjetër

më shumë...

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm të një kantieri ndërtimi në Kamëz

më shumë...

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është “gjerësisht e negociuar”

më shumë...

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes të natës, arrestohet 19-vjeçari, sekuestrohet pistoleta që mbante pa leje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:25

8 gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

10:59

Shpërthim me tritol në rrethimin e jashtëm...

10:40

Trump: Marrëveshja e paqes me Iranin është...

10:24

Nën efektin e alkolit i drejtoi armën...

9:54

Plagosi pa dashje shokun17 vjeç në mes...

9:38

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

9:29

Zjarr në një ambient magazinash në Durrës,...

9:20

Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Më 26 maj...

8:49

Donald Trump reagon pas sulmit pranë Shtëpisë...

8:43

Reshje të lehta dhe temperatura të larta,...

8:40

Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar...

8:19

Sulm me armë pranë Shtëpisë së Bardhë,...

8:15

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Maj...

10:36

Dy ushqime të përditshme që mund të...

10:12

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet...

9:57

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali...

9:48

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet...

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

Më të klikuarat

  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Drejt romancës me Indrin në Ferma VIP? Flet motra e Klevisës...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, ulet nafta dhe b...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.