E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta në Gazë, të paktën 151 civilë të vrarë në 20 orët e fundit

Të paktën 19,453 palestinezë janë vrarë që nga shpërthimi i luftës mes Hamas dhe Izraelit më 7 tetor. Shifrat janë përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza.

Po ashtu, njoftohet se 151 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza gjatë ditës së fundit. Kjo shifër përfshin edhe të vrarët në sulmet ajrore në Jabalia. Gjithashtu, më shumë se 52,000 njerëz janë plagosur që nga 7 tetori.

OKB si dhe shumë vende të botës kanë bërë thirrje që Izraeli të respektojë ligjet ndërkombëtare të luftës dhe të kujdeset për jetët e civilëve. Nga ana tjetër, Izraeli i justifikon sulmet ndaj godinave të banuara dhe qendrave shëndetësore si goditje nga terroristëve të Hamasit, për të cilët ka informacion se gjenden aty./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë