Kanë kaluar rreth 24 orë që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë vendosi se palestinezët duket se janë një grup i mbrojtur sipas Konventës së Gjenocidit. Megjithatë, përleshjet në Gaza vazhdojnë me ritme intensive ditët e fundit.

Qyteti i Khan Yunis ka qenë në qendër të sulmeve. Pas bombardimeve nga forcat izraelite, të shtunën në mëngjes ushtria njoftoi se të paktën 11 luftëtarë palestinezë u vranë, në përleshjet e reja në zonë.

Forcat shënjestruan persona të armatosur që përpiqeshin të vendosnin eksploziv pranë trupave dhe militantëve të tjerë që qëlluan me pushkë dhe granata vetëlëvizëse (RPG) ndaj ushtarëve, tha ushtria izraelite në një deklaratë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *