E enjte, 1 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta në Gaza, mijëra njerëz protestojnë në Bruksel në mbështetje të Palestinës

Gati 9,000 njerëz morën pjesë në një demonstratë sot në Bruksel duke kërkuar ndalimin e bombardimeve izraelite të Gazës, sipas policisë lokale.

Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen veçmas të hënën me homologët e tyre izraelitë dhe palestinezë, Israel Katz dhe Riyadh al-Maliki, për të diskutuar mënyrat për t’i dhënë fund dhunës në Gaza. Ministrat e jashtëm të Egjiptit, Arabisë Saudite dhe Jordanisë, si dhe sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Yate, priten gjithashtu në Bruksel për një drekë pune me homologët e tyre evropianë.

Në demonstratën e sotme, nën një pankartë ku shkruhej “Drejtësi për Palestinën”, të mbledhurit brohoritën slogane si “Stop gjenocidit”, “Izraeli është terrorist” dhe “Lironi Gazën”. Disa kritikuan BE-në për “dështimin e saj të turpshëm për të mbrojtur civilët palestinezë”, të tjerë bënë thirrje për një bojkot të produkteve dhe bizneseve izraelite. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë