E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:20 Në vijim ora 04:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 orë më parë
Video · Vendi

Lufta ndaj Shtetit Islamik

Trupa të ushtrisë shqiptare, do të t’i bashkohen koalicionit ushtarak në luftën kundër ISIS. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, bëri me dije se Shqipëria do t’i bashkohet koalicionit ushtarak të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë qëllim, qeveria shqiptare do t’i propozojë Kuvendit një projektligj specifik dhe do të vendosë kontakt me qeverinë e Irakut.

 

Pjesë e koalicionit ushtarak në luftën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, që drejtohet nga SHBA, janë edhe Franca, Gjermania, Britania, Italia, Australia Belgjika dhe Holanda.

 

Më shumë video

Reklamë