Subscribe

Gjatë një bashkëbisedimi me studentë të universitetit të Shkodrës, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj shprehu vullnetin për të rritur kapacitetet e mbrojtjes kibernetike. Për këtë ai nënvizoi vëmendjen që i është kushtuar specialistëve IT për t’i tërhequr në radhët e policisë.

 

  “Pse i kemi marrë informaticienët? Sepse duam të adresojmë një çështje shumë të madhe që ka të bëjë me krimin kibernetik. Dhe na duhen ekspertë për këtë punë, sigurisht duhen këtu, duhen jashtë, duhen kudo. Por do të ishte një fushë shumë e rëndësishme e cila, e para mund të bëhej objekt për diskutimet tuaja, edhe për mësimet këtu, nëpër kurikula që të trajtohet kjo, që është një çështje shumë e madhe ”

 

589 studentë të diplomuar me rezultate të larta kanë aplikuar online për t’u bërë pjesë e policisë së shtetit. Hapi i radhës është përzgjedhja e 150 kandidatëve fitues, që në fund të një programi intensiv do të gradohen “nënkomisar” dhe do të shërbejnë në detyra specifike për hetimin e krimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *