Ministri i brendshëm Saimir Tahiri pranon problemet me lëndët narkotike, por thekson se kjo qeveri është e vetmja që në 25 vite demokraci ka bërë një luftë të ashpër kundër kanabisit. Këto deklarata, Tahiri i ka bërë gjatë takimit me kreun e Guardia di Financas mbrëmjen e së hënës, me të cilin ka nisur bashkëpunimi për luftën ndaj lëndëve narkotike. Nga ana tjetër, kreu i Guardia di Financas, Giorgio Toschi është shprehur se nuk do të mungojë ndihma italiane për të luftuar trafikun.

 

“Të dhënat flasin qartë për një bashkëpunim shumë të mirë. Pasi nga kontrollet e kryera më herët nga flota detare dhe ajo ajrore e Guazrdia Di Finanzas, Shqipëria e Italia ka bërë të mundur jo vetëm evidentimin e zonave më të kultivuara me kanabis sativa, por edhe disafishuar sekuestrimin e lendëve narkotike këto kohë, duke arritur kështu në 20 tonelatë”.

 

Nga sot flota detare dhe ajrore e Guardia di Financas është në dispozicion për kontrollet e nevojshme për kanabisin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *