E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Kaliforni, rritet numri i viktimave

Ka shkuar në 36 numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të zjarreve që kanë përfshire Kaliforninë veriore. Shumica e viktimave janë shpërfytyruar nga djegiet dhe identiteti i tyre nuk dihet.

 

Zyrtarët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet si pasojë e erërave të forta që priten gjatë fundjavës, teksa qindra persona konsiderohen të humbur.

 

Reklamë

Më shumë se 8.000 zjarrfikës po punojnë për të shuar zjarret që kanë shkatërruar më shumë se 5.700 shtëpi dhe ndërtesa te tjera.

 

Bilanci i rënduar, i bën këto zjarre të konsiderohen si më vdekjeprurësit në Kaliforni që prej vitit 1933. Është ende e paqartë arsyeja përse filluan të aktivizoheshin fundjavën e kaluar.

 

Zjarret kanë djegur më shumë se 221,000 hektarë në të gjithë Kaliforninë, dhe 17 vatra zjarri janë ende aktive.

 

Më shumë video

Reklamë