E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia ep. final) deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Lufta” me armë në Sarandë/ Vëllezërit i kërkon policia, shoku i tyre lihet në burg

Redjan Hadëri, një ndër autorët e dyshuar të plagosjes së biznesmenit Spiro Iljadhi në Sarandë, u la këtë të mërkurë në burg.

 

Reklamë

Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për të, ndërsa dy vëllezërit Visi dhe Andrea Caushi janë ende në kërkim.

 

Reklamë

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen se kanë qëlluar me breshëri drejt Spiro Iljadhit, duke e lënë të plagosur, pas një konflikti të çastit. Nga ngjarja u plagos edhe një pushues, që ndodhej aty.

 

Para trupit gjykues ka dalë edhe Luan Obzova, i cili u arrestua në tentativë për të djegur  lokalin në pronësi të Spiro Iljadhit. Ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë