E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lufta kundër varfërisë/ Meta, bisedë me Drejtorin e Programit Botëror të Ushqimit

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar këtë të enjte një bisedë me drejtorin e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, David Beasley.

Kreu i shtetit shkruan se pas vlerësimit për kontributin që ka dhënë në luftën kundër varfërisë, kequshqyerjes dhe urisë në botë, ata u ndalën edhe tek kriza e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, Meta shkruan se ata diskutuam edhe për të dhënat e UNICEF, ku shtoi se rreth 20% e fëmijëve shqiptarë vuajnë zhvillim fizik të pamjaftueshëm nga kequshqyerja.

“Shumë i lumtur të zhvilloja një bisedë tepër të frytshme, me një mik të çmuar të popullit shqiptar, z.David Beasley, Drejtor Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara. E urova për çmimin Nobel të fituar këtë vit nga UN World Food Programme, si dhe vlerësova kontributin e tij të jashtëzakonshëm dhe të kësaj agjencie që drejton, për luftën kundër varfërisë, kequshqyerjes dhe urisë në botë. Duke u ndalur tek kriza e pandemisë COVID-19, theksova gjendjen e rënduar ekonomike, veçanërisht të shtresave më në nevojë në Shqipëri, që jetojnë në kushte mbijetese, në pamundësi për të përballuar kostot e kurimit. Diskutuam edhe për të dhënat tronditëse të UNICEF, sipas të cilave rreth 20% e fëmijëve shqiptarë vuajnë zhvillim fizik të pamjaftueshëm nga kequshqyerja, ndërkohë që situata paraqitet më kritike në moshën e tretë. Kërkova nga z.Beasley bashkëpunimin me Programin Botëror të Ushqimit të OKB për përballjen me këto sfida urgjente, veçanërisht për programe për kujdesin e fëmijëve shqiptarë në veçanti.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë