Teksa Shqipëria po përparon në procesin e integrimit, një ndër fushat në të cilat ajo raporton vazhdimisht është edhe puna e bërë sa i përket parandalimit të pastrimit të parave .Në Komisionin për Nismat Qytetare, ishte Agjencia e Inteligjencës Financiare bëri me dije se vendi ka përparuar, por drejtori i institucionit u tregua hermetik në dhënien e detajeve.
“Shqipëria e cila ndodhet në një fazë intensive të përmbushjes së kritereve të procesit të integrimit është njëkohësisht subjekt i vlerësimeve periodike nga institucionet ndërkombëtare në fusha specifike kombëtare dhe ndërkombëtare. Një nga këto procese është edhe vlerësimi nga MoneyVal i Këshillit të Europës për parandalimin e pastrimit të parave, financimi i terrorizmit dhe ndalimi i përhapjes së armëve të dëmtimit në masë”, tha Ervin Koçi, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj theksoi se Kuvendi ka për detyrë të përmbushë standartet që kërkon unioni.
“Duke e konsideruar një çështje të rëndësishme do të zhvillojmë këtë seancë dëgjimore. Ne duhet ta shohim këtë çështje në të gjitha aspektet që ka kuvendi vetë si dhe të gjitha institucionet e tjera ekzekutive dhe ato të pavarura. Jemi të dakordësuar në rëndësinë që ka kjo çështje dhe standartet e BE-së të cilat ne duhet ti përmbushim”, u shpreh Xhafaj.
Për shkak se raporti per vendin tonë ende nuk është publikuar, mbledhja vijoi të me dyer të mbyllura./vizionplus.tv




