Goditja e grupeve kriminale dhe personazheve të fortë të krimit ka qenë fokusi i takimit mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe kryeprokurorit Olsian Çela këtë të martë.

 

Balla dhe Çela për dy orë me radhë kanë diskutuar lidhur me rritjen e bashkëpunimit mes policisë dhe prokurorisë me fokus intensifikimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

 

Ndër të tjera mësohet se Balla i ka kërkuar Çelës mbështetje për të goditur të fortët e botës së krimit si dhe ata që merren me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

 

Kreu i prokurorisë dhe ministri Balla theksuan gjithashtu edhe për nevojën e rritjes së cilësisë së hetimeve dhe një qasje proaktive në monitorimin dhe procedimin e “të fortëve” duke filluar nga lagjet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal e shtrirë në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *