E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lufta kundër krimit të organizuar/ Çuçi takim me ambasadorët e BE

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi zhvilloi një takim online me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, ku prezantoi rezultatet konkrete në disa fusha, e veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar.

Më tej, Çuçi u ndal edhe tek rezultatet e njësisë policore për kapjen e personave në kërkim, teksa theksoi se Shqipëria është i vetmi vend që ka marrëveshje me gjithë agjencitë europiane për çështjet e brendshme dhe migracionin.

Ministri prezantoi gjatë takimit prioritetet për vitin 2021, duke filluar nga rritja e parametrave të sigurisë publike, e deri tek riorganizimi i stacioneve të policisë në varësi të numrit të banorëve për zonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë