Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj zhvilloi një takim në qytetin e Elbasanit me drejtues lokal të policisë dhe institucioneve e tjera për të diskutuar mbi situatën e rëndit dhe sigurisë.

Ai shoqërohej nga drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu.

Fillimisht Lleshaj dhe Veliu kane zhvilluar nje takim 60 minuta me prefektin qarkut Elbasan Gledian Llatja ku ishin të pranishëm edhe drejtori i ri i policisë së këtij qarku Arjan Muca dhe përfaqësues nga prokuroria e Elbasanit.

Në fokus të kësaj bisede kanë qënë ngjarjet me sfond kriminal në Elbasan dhe lufta ndaj krimit te organizuar.

Vetëm pak orë para kësaj vizite të Lleshajt në Elbasan, në këtë qytet është ndërmarrë një aksion antidroge ku janë arrestuar 6 persona ndërsa 3 të tjerë po ndiqen penalisht në gjëndje të lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *