Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim mori pjesë në seminarin e OSBE-së mbi ‘Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”.

 

Gjatë fjalë së saj, kryediplomatja amerikane theksoi se SHBA-të do të qëndrojnë krah popullit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

 

Ajo shprehu gatishmërinë për të vijuar punën me qeverinë dhe shoqërinë civile me qëllim sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton.

 

“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”. Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *