E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lufta kunder korrupsionit ne administrate, Rama apel qytetareve

Lufta kundër arrogances, abuzimit me detyrën dhe korrupsionit në zyrat e administratës shtetërore mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. Në takimin me koordinatorët për bashkëqeverisjen, kryeministri Edi Rama, u kërkoi qytetarëve të mos hezitojnë, por të denoncojnë çdo rast.

Një ndër problemet me të cilat u përball kreu i qeverisë ishte ai me siguracionet shoqërore, që ndikojnë direkt tek pensionet.

Sipas kryeministrit adresimi i problemeve ne portalin e bashkeqeverisjes ka bere qe te reduktohen burokracite.

Bashkëqeverisja me qytetarët ka qenë premtimi elektoral i Ramës dhe Partisë Socialiste.

Vazhdo të lexosh

Reklamë