Ambasadori Luigi Soreca tha se Bashkimi Evropian është gati të mbështesë Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet edhe Shqipëria, në betejën kundër përhapjes së koronavirusit.

 

Në një postim në “Twitter”, Soreca theksoi mes të tjerash se një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave me BE-në do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Shqipërinë.

 

“Bashkimi Europian është gati që të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë në betejën me koronavirusin. Komisioni Europian po shikon mundësinë për të ridrejtuar fondet IPA (Fonde për ndihma para anëtarësimit). Një përgjigje pozitive për të hapur negociatat do të ishte një sinjal rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkruan Soreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *