E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta kundër koronavirusit, Japonia do të mbyllë të gjitha shkollat

Duke filluar nga dita e hënë, Japonia do të kërkojë mbylljen e të gjithave shkollave, me qëllim për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Kryeministri Shinzo Abe pohoi se ky vendim do të vazhdojë deri në fund të muajit mars, ku do të përfundojë edhe faza e parë e vitit shkollor.

 

Reklamë

Si pasojë e këtij vendimi, rreth 13 milionë nxënës nuk do ta ndjekin procesin mësimor deri në një vendim të dytë që do të çojë në rihapjen e shkollave.

 

Ndërkohë, udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus iu ka bërë thirrje qeverive që të veprojnë me shpejtësi për të izoluar virusin e rrezikshëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë