Lufta kundër koronavirusit, BE jep 230 milionë euro

Si rezultat i situatës alarmante shkaktuar ngë koronavirusi dhe pas thirrjes për gatishmëri globale, Bashkimi Evropian do të japë 230 milionë euro me qëllim për të ndihmuar në luftën kundër virusit të rrezikshëm.
Shuma është konfirmuar nga Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic dhe Komisionier i Sigurisë së Ushqimit, Stella Kyriakidou.
Nga këto 230 milionë, 114 milionë euro do të shkojnë për Organizatën Botërore të Shëndetit, 15 milionë për të mbështetur vendet partnere, si dhe 100 milionë për financimin e kërkimit të vaksinave kundër viurisit. Ndërkohë, 3 milionë euro do të akordohen për të mbështetur vendet anëtare për sigurimin e pajisjeve mbrojtëse dhe kthimin e qytetarëve.




